Paraditen e sotme në Kamëz është luajtur ndeshja e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit kombëta të 17 vjeçarëve, ai në mes Shkëndisë vendase dhe Vllaznisë.

Kjo e fundit ka arritur të barazojë 1-1, por duket se pika e marrë në këtë ballafaqim nuk vlen aq sa duhet sepse rivali i saj për vendin e dytë- Shënkolli, ka arritur të fitojë ndaj Brians dhe për këtë arsye diferenca në mes tyre vazhdon të mbetet në 8 pikë.

Takimi i sotëm ka nisur mirë për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi. Në minutën e 12-të ka qenë mbrojtësi shtatëlartë Xhoni Tinaj që i ka kaluar ata në avantazh.

Pjesa e parë është mbyllur me këtë gol, ndërkohë që në të dytën, Shkëndia ka arritur të barazojë me anë të Komonimit në minutën e 53-të.

Pas pësimit të këtij goli, shkodranët e kanë rritur presionin në kërkim të golit të barazimit por nuk ia kanë dalë. Futbollistët e Shkëndisë kanë zhvilluar një luftë jo të rregull sportive dhe këtë e tregon më së miri edhe fakti se disa prej tyre janë ndëshkuar me kartona të verdhë.

Përfundimisht 1-1 dhe Vllaznia U17 me pikën e marrë sot është ngjitur në kuotën e 32 pikëve por gjithsesi nuk do heqë dorë nga vendi i dytë, vend ky që i çon në fazën play-off.
© shkodrasport.com