HomeKRYESOREVllaznia U17 kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës

Vllaznia U17 kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës

Vllaznia U17 kalon edhe Internacionalin dhe shkon ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise per kete grupmoshe. Ne ndeshjen e luajtur mesditen e sotme ne Peze- Helmes, kuqeblute e drejtuar nga Edmond Doçi kane fituar me rezultatin e paster 3-0.

Ndeshja sidomos ne pjese e pare ka patur shume rivalitet, megjithate asnjeri prej ekipeve nuk ka arritur dot te shenoje dhe si rrjedhoje ajo eshte mbyllur ne barazim 0-0.

Krejt ndryshe ka qene pjesa e dyte e cila ka sjelle nje dominim absolut te shkodraneve. Ata kane shenuar golin e pare ne minuten e 52-te me ane te futbollistit Aris Ara. Kaq ka mjaftuar qe ne fushe te ishte vetem Vllaznia.

Ne minuten e 67-te do te ishte Gerald Kubazi qe do te shenonte golin e dyte vetem pak minuta pasi hyre ne fushen e lojes. Por pa kaluar ende nje minute do te vinte edhe goli i trete dhe i fundit i ndeshjes qe do te mbante per autor futbollistin Xhoel Hajdari.

Perfundimisht 3-0 per Vllaznia U17 e cila kualifikohet per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise, por natyrisht qe objektivi i saj do te jete fitimi i ketij trofeu./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments