Vllaznia me paraqitjen e bere ndaj Tiranes e ka konfirmuar veten edhe njehere tjeter si nje nga pretendentet kryesore per fitimin e titullit kampion. Keshtu mendon Redi Jupi dhe kete gje ai e ka shprehur edhe ne analizen e kesaj ndeshje ne emisionin “Procesi sportiv”.

“Ishte nje ndeshje shume e mire per Vllaznine. U duk qarte se ajo kishte ardhur ne Tirane per ta fituar kete ndeshje me kryesuesen e kampionatit. Ajo ishte e detyruar ta kerkonte kete gje per t’iu afruar asaj ne renditje.

Ajo qe rezultoi ishte se nuk patem thjesht nje deshire te Vllaznise per fitore, por kete gje edhe e demostroi ne fushen e lojes me cilesine, me agresivitetin, me zoterimin e territorit thuajse gjate gjithe ndeshjes.

Vllaznia nuk beri asgje per te mos e fituar kete ndeshje, por perballe kishte nje ekip qe jo me kot eshte ne krye te renditjes. Tirana ka mbrojtjen me te mire, eshte nje ekip solid qe sidomos fazen mbrojtese e ka te shkelqyer.

Une kam takuar pjestare te Tiranes pas ndeshjes te cilet me thane se deshironin ta fitonin kete ndeshje, por nuk i la superioriteti qe tregoi Vllaznia ne fushe. Kjo e fundit ishte superiore ne çdo aspekt te lojes.

Vllaznia pati raste, por te pastra shenimi ishin vetem dy, ato te Aralices. Nga ndeshja me Tiranen, shkodranet dolen me bindjen se i kane te gjitha cilesite per te tentuar per ta fituar kampionatin. Skuadra mori kete konfirmim nga vetja, ndersa nese Tirana luan keshtu, ka per ta leshuar shpejt kreun”./SHKODRA-SPORT.COM/