Futbollisti brazilian Victor da Silva vendos te reflektoje ne lidhje me ate sjellje te shemtuar ne adrese te trajnerit ne ndeshjen e fundit ndaj Tiranes, kur u largua nga fusha duke leshuar nje lum sharjesh e ofendimesh ndaj tij.

Ne nje prononcim te dhene ne menyre ekskluzive per “Shkodra Sport” gazetares Marinela Matija, ai i ka kerkuar falje te gjithe skuadres per ate sjellje qe edhe vete e quan te shemtuar.

“Dua t’i kërkoj falje të gjithë ekipit të Vllaznisë për veprimin tim të shëmtuar në ndeshjen e fundit veprim qe erdhi sepse isha i nervozuar ne ato momente.

Por une e kam te qarte se më duhet të jem më i qetë, sidomos në situata si këto. I siguroj te gjithe se situata te tilla nuk do të përsëriten më në të ardhmen”- eshte shprehur Da Silva per gazeten tone.

Nje kerkese falje qe erdhi pak vone ne fakt prej tij, por me mire vone se kurre. Ai njihet ne fakt si nje futbollist qe shpeshhere paraqet sjellje jo shume normale, por gjithsesi tek Vllaznia e kane toleruar sepse ne fund te fundit kane nevoje per talentin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/