Vllaznia U17 për femra vazhdon të fitojë në kampionat dhe të kryesojë me meritë renditjen me pikë të plota. Sot, skuadra e drejtuar nga trajnerja Paula Jaku ka luajtur në Rrogozhinë ndaj Egnatias vendase dhe ka fituar me rezultatin e pastër 4-0.
Ka qenë futbollistja Ecrin Ileri ajo që ka zhbllokuar shifrat në minutën e 26-të, ndërsa pak minuta më vonë do të ishte Eglisa Hardhija që do të dyfishonte shifrat dhe pjesa e parë në këtë mënyrë do të mbyllej me shifrat 2-0 në favor të Vllaznia U19.
Edhe në pjesën e dytë vajzat kuqeblu do të shënonin edhe dy gola të tjerë. Njëri prej tyre do të kishte për autore sërish futbollisten Hardhija, ndërsa i fundit u shënua nga Egla Hoxha dhe në këtë mënyrë ky takim do të mbyllej me “poker” për ekipin shkodran që merr fitoren e katërt rradhazi.
Me 12 pikë të grumbullua pas 4 ndeshjesh, Vllaznia U17 kryeson renditjen me pikë të barabarta me Partizanin dhe sfida mes tyre që do të luhet në fillimin e muajit mars do të përcaktojë se cili është ekipi më i fortë i këtij kampionati. Shkodranet padyshim që si kampione në fuqi të vendit, do të synojnë fitimin e titullit kampion edhe këtë sezon.
EGNATIA U17- VLLAZNIA U17 0-4
(Ileri, Hardhija 2, Hoxha)
VLLAZNIA U17: Reshiti, Hasaj, Ara, Faslija, Hardhija, Hoxha, Mataj, Kolekaj, Ileri, Lorja, Guri. U aktivizuan edhe Haxhija, Preçi, Hila e Jubani. Trajnere: Paula Jaku.


