Dita e nesërme do të dhurojë një ndeshje shumë interesante, të vlefshme për kampionatin e moshave, atë të 19-vjeçarëve, në mes Vllaznisë dhe Internacional Tiranës. Kështu, 19-vjeçarët e Vllaznisë do të zhvillojnë ditën e nesërme ndeshjen e rradhës ndaj Internacional Tiranës në shtëpi, teksa ekipi kuqeblu do synojë fitoren e kthesës, pas disa barazimeve rradhazi.

Megjithatë, nga ana tjetër, 19-vjeçarët shkodranë presin të mos kenë probleme me gjykimin, ashtu siç ka ndodhur në ndeshjet e fundit të tyre. Poashtu, ndeshja e nesërme pritet me interes nga të dy ekipet, ku Vllaznia U19 padyshim do kërkojë fitoren, ndërsa miqtë do të ishin të kënaqur edhe me një barazim në këtë transfertë të vështirë për ta.

Skuadra e 19-vjeçarëve të Vllaznisë, që drejtohet nga trajneri Vioresin Sinani është një skuadër, e cila mundohet të luajë bukur futboll dhe që në rradhët e së cilës ka lojtarë me cilësi të mira, që së shpejti pritet të kalojnë edhe në ekipin e parë.

19-vjeçarët e Vllaznisë janë një skuadër që mbrohen mirë dhe sulmojnë rrezikshëm, teksa padyshim që nesër pritet fitore nga ata, fitore kjo që do të vinte pas disa barazimesh rradhazi.

Deri më tani, trajneri Vioresin Sinani, ka krijuar një ansambël që luan bukur futboll dhe padyshim që priten edhe rezultatet pozitive, për të kurorëzuar në fund titullin kampion. Ndeshja e nesërme, Vllaznia U19-Internacional Tirana, do të luhet në Shkodër, duke nisur nga ora 12:00.

Ndërkohë, po nesër ishte planifikuar të luhej edhe ndeshja e Vllaznia U17 në transfertë ndaj ekipit të Shënkollit, por për shkak të reshjeve të shumta të shiut që kanë rënë dhe pritet të binë edhe nesër, ajo është shtyrë.
Maringlen ZHIVANI