Pas fitoreve te fundit, ekipi i Vllaznise U-21 ka marre nje tjeter fitore ne shtepi. Shkodranet i kane shkaktuar nje humbje Kukesit U-21, duke e mundur me rezultatin 2-1.

Ndeshja e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” te Shkodres ne kuadrin e javes se 28-te te Superiores per grupmoshen U-21, ka prezantuar nje Vllazni me nje imazh pozitiv ne fushen e lojes, ashtu siç edhe javet e meparshme.

Fillimisht, ka qene Kola per miqte, qe ka shenuar ne porten e Vllaznise ne minuten e 26-te. Megjithate, dy minuta perpara se gjyqtari i ndeshjes t’i dergonte skuadrat ne dhomat e zhveshjes per pushimin 15-te minutesh, ka qene Aliu qe ka barazuar rezultatin per Vllaznine U-21, ne minuten e 43-te.

Kjo pjese nuk shkoi me shume se shenimi i dy golave, teksa gjithçka mbyllet ne barazim 1-1.

Ne 45-minutat e dyta pritej nje Vllazni me agresive ne kerkim te golit te avantazhit dhe realisht ashtu ndodhi, fale edhe aktivizimit ne loje te mesfushorit Deda ne fillimin e pjeses se dyte. Skuadra shkodrane tundi perseri rrjeten ne minuten e 50-te. Kete here autori eshte Deda, i sapoaktivizuar ne loje, nje futbollist me te ardhme ne futbollin shkodran.

E gjendur ne avantazh te vetem nje goli, Vllaznia U-21 e drejtuar nga trajneri Dean Sibson, ben te gjitha perpjekjet per te ruajtur rezultatin deri ne minutat e fundit dhe ia arrin qellimit. Keshtu ne perfundim te ndeshjes, rezultati do te fiksohej 2-1 ne favor te Vllaznise U-21.

Fitorja e sotme e rregjistruar ne shtepi per shkodranet, i dergon ata ne kuoten e 54-pikeve ne tabelen e klasifikimit, duke u renditur ne vendin e dyte.

Maringlen ZHIVANI