Vllaznia U21 vazhdon serine e fitoreve ne kampionat dhe tregon edhe njehere tjeter se do te jete nje pretendent i forte per titullin kampion deri ne javen e fundit te tij.

Pasditen e sotme kuqeblute e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani kane fituar me rezultatin e thelle 8-2 ndaj ekipit te Turbines ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Ndonese cerrikasit kane kaluar te paret ne avantazh me ane te Kamxhiut qe ne minuten e 2-te, kane qene shkodranet te cilet kane barazuar shpejt me ane te Hoxhes e me pas ne skene do te dilte ne skene sulmuesi Çoba i cili do te shenonte tre gola gjate pjeses se pare e po ashtu do te humbte edhe nje 11-metersh.

Ne pjesen e dyte ky lojtar do te shenonte edhe nje gol te katert personal ndersa Vllaznia U21 do te shenonte edhe tre gola te tjere me autore Radovanin dhe Stafen 2 here. Turbina do te shenonte me 11-metersh por vetem sa per statistike sepse takimi do te mbyllej me fitoren e thelle te shkodraneve 8-2.

Me kete fitore, kuqeblute jane ngjitur ne kuoten e 51 pikeve duke ndare vendin e pare aktualisht me Bylisin, skuader e cila ne fakt ka nje ndeshje me pak te luajtur./SHKODRA-SPORT.COM/