Vllaznia ka zyrtarizuar pak minuta me pare transferimin e futbollistit te saj Klejdi Paloka tek skuadra FK Otrant-Olympic te Ulqinit. “Shkodra Sport” ne fakt e kishte lajmeruar prej dy ditesh nje gje te tille, por nderkohe vetem sot duket se eshte firmosur marreveshja mes klubeve.
20 vjeçari shtatelarte ka kerkuar me shume hapesira aktivizimi dhe te Vllaznia per momentin nuk e ka gjetur. Ne keto rrethana, ka pranuar oferten e drejtuesve te klubit ulqinak per te qene pjese e tyre ne sezonin e ri ku pritet te kene pretendime ambicioze per t’u ngjitur nje kategori me lart.
Ja njoftimi i klubit shkodran per kete huazim:
“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me FK Otrant-Olympic – Ulcinj për huazimin e futbollistit tonë Klejdi Paloka. Periudha e huazimit do të jetë për sezonin 2022-23 dhe ne i urojmë këtij lojtari paraqitje sa më dinjitoze me skuadrën e tij të re!
Suksese Klejdi Paloka!”