“Rrufe në qiell të hapur” te Vllaznia. Klubi shkodran nuk do të drejtohet nga tekniku maqedonas Mirsad Jonuz.

Kontrata e tij përfundonte në datën 31 maj të vitit 2020 dhe mesa duket nuk ka pasur një gjuhë të përbashkët për zgjatjen e marrëveshjes.

Megjithëse duhet të theksojmë se Jonuz i ka marrë tepër një skuadre mes 1001 halleve dhe problemeve, që nisin nga kryesia e saj.

Mes vlerësimeve të mëdha për bashkëpunimin me Vllazninë, trajneri është larguar ndërsa klubi ka 4 muaj që nuk ka depozituar paratë në llogarinë bankare, e cila dërgoi edhe në bojkot te lojtarët para disa ditësh.

Një tjetër problem ky që Vllaznia duhet ta zgjidhë shpejtë, pa harruar edhe për trajnerin e ri që do të vendosë në kryesim teksa koha nuk pret. /Sport Ekspres/