Vllaznia e volejbollit te femrave ka arritur ta mbylle me fitore fazen e dyte te kampionatit. Pasditen e sotme ajo ka fituar pa shume veshtiresi ndaj Lushnjes me rezultatin e paster 3-0, ne nje ndeshje qe ka zgjatur me pak se nje ore.

Kjo sepse vajzat shkodrane te drejtuara nga trajnerja Nora Deda nuk kane hasur ne veshtiresi. Vetem ne setin e pare lushnjaret jane munduar te rezistojne disi dhe kane shenuar 13 pike, nderkohe qe ne dy setet e tjera kane shenuar vetem 10 dhe 7 pike.

Nje gje e tille ka bere qe Vllaznia te fitoje 3-0 dhe te marre nje fitore me te cilen eshte ngjitur ne kuoten e 19 pikeve dhe per momentin mban vendin e katert te renditjes, por duhet pritur rezultati i ndeshjes se neserme te Barletit, per te pare dhe rezultatin e saj dhe per te pare renditjen perfundimtare te kampionatit.

Megjithate ekipi shkodran duket se e ka siguruar fazen play-off ku padyshim qe do te synoje edhe kalimin ne gjysmefinale, ndonese nuk do te jete aspak e lehte nje gje e tille./www.shkodrasport.com/