Vllaznia e femrave ditën e sotme do të luajë edhe sfdën e fundit në fazën e grupeve të Women’s Champions League, takim që do të luhet në transfertë, ndërsa përballë do të kenë Real Madrid, ora 21:00.

Skuadra shqiptyare do të tentojë suprizën ndaj madrileneve për të siguruar qoftë edhe një pikë, për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme ekpesiencën e tyre në një kmepticion madhor europian.

Një arritje historike për shkodranet të cilat për herë të parë siguruar grupet e një komepticioni europian, ndërsa fati i vendosi përballë skuadrave “big” që janë dhe favorite për të gritur trofeun madhështorë, por kjo u ka shërbyer si ekspericë.

Kujtojmë se në 5 ndeshje të zhvilluara deri më tani, Megi Doçi me shoqe nuk kanë mundur të shënojnë asnjë gol, teksa rrjedhimisht janë mposhtur në të 5-ta rastet. Megjithate ardhja deri ne fazen e grupeve konsiderohet nje arritje e jashtezakonshme e ketij ekipi qe ndodh per here te pare per nje ekip shqiptar.