HomeKRYESOREXavi edhe mund të largohet, te Barcelona shfaqet 'hija' e… Zhoze Murinjos

Xavi edhe mund të largohet, te Barcelona shfaqet ‘hija’ e… Zhoze Murinjos

Xavi Hernándezit iu desh të gërmonte thellë në xhepat e tij për të ardhur në Barcelonë – pronari i Al-Sad kërkoi gjobën prej 5 milionë eurosh për largimin në mes të sezonit. Në sezonin e tij të tretë te Barcelona (të dytin të plotë) Çavi është më në dyshim se kurrë.

Trajneri është gjithashtu i gatshëm të humbasë para në rast se në fund të sezonit, presidenti Joan Laporta do të vendosë ta largojë nga drejtimi i klubit. Trajneri i Barcelonës e ka deklaruar vazhdimisht dhe shumë qartë se nuk dëshiron të jetë problem për klubin, aq më pak të futet në skenarë gjyqësorë.

Xavi ka vendosur Barcelonën para çdo rrethane tjetër, i vetëdijshëm se nëse klubi më në fund vendos të heqë dorë nga shërbimet e tij, kjo do të jetë sepse në fund ata nuk i kanë bërë detyrat e shtëpisë këtë sezon.

Në çdo rast, siç ka bërë me dije gazeta “AS”, trajneri i Barcelonës mbetet i bindur se ai dhe skuadra kanë forcë të mjaftueshme për të kapërcyer situatën delikate dhe për ta mbyllur sezonin me trofe siç dhe i kanë premtuar presidentit Laporta.

E vërteta është se meritat e trajnerit kanë filluar të lëkunden rrezikshëm. Humbja në finalen e Superkupës e ka ngritur shumë pikëpyetje për projektin e Barcelonës, më shumë për imazhin sesa për vetë disfatën.

Në çdo rast, Xavi e ka shumë të qartë se e ardhmja e tij varet nga trofetë. Nëse ky qershor del duarbosh, vazhdimësia e tij do të vihej në pikëpyetje. Do të ishte koha për të folur me Joan Laporta dhe për të bërë një reflektim të thellë mbi nevojat dhe të ardhmen e klubit.

Dhe këtu Xavi do të ishte bujar, i vetëdijshëm se klubi është mbi të gjithë. Trajneri do të japë dorëheqjen nga viti i mbetur i kontratës nëse e kërkon presidenti. Në asnjë rast ai nuk do ta çojë Barcelonën në gjykatë dhe nuk do të jetë problem.

MURINJO NË HORIZONT?! – Por kur pozitat e Çavit kanë nisur të lëkunden, hija e Murinjos është shfaqur. Sipas mediave spanjolle portugezi i larguar nga Roma do të ishte gati të kthehej në Spanjë te Barcelona.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments