Pavaresisht merzise qe krijoi lenia e dy pikeve ndaj Teutes ne minuten e 99-te, gazetari sportiv Pano Xhixho mendon se edhe ai barazim vlen per ekipin e Vllaznise.

Nje deklarate e tille e ka bere ne emisionin “Scaner” ku me logjiken e tij, shkodranet perfituan edhe nga gabimi i Partizanit ne ndeshjen ndaj Skenderbeut ku nuk shkoi me shume sesa barazimi.

“Rastet me te pastra per te kaluar e para ne avantazh ne fakt i pati Teuta, por e realizoi Vllaznia e cila megjithate nuk arriti te shenonte golin e dyte dhe kjo beri qe durrsaket te shtonin presionin per te barazuar.

Pame me shume presion te saj, goditje kendi etj dhe kur ndeshja shkon ne 100 minuta, kuptohet qe ne veshtiresi eshte ajo skuadra qe mbrohet. Gjithsesi, kete barazim dhe piken e marre ne Durres une e konsideroj te rendesishme per Vllaznine, ndonese ajo la dy pike dhe e humbi ate vendin e katert, megjithate perfitoi nga barazimi i Partizanit.

Nga ana tjeter, Teuta vazhdon te jete ne ato ujerat e turbullta dhe kete here e ndihmoi humbja e Egnatias sepse ndryshe do ishin perkeqetesuar gjerat me shume per te”- eshte shprehur Xhixho./SHKODRA-SPORT.COM/