Është zhvilluar në Shkodër sot turneu I 10-të ndërkombëtar I xhudos, turne I cili prej 5 vitesh mban emrin e Nënë Terezës. Ashtu si dhe në vitet e tjera, edhe sivjet, numri I sportistëve pjesmarrës ka ardhur duke u rritur, çka tregon se është një aktivitet që vlerësohet shumë nga ekipet e Ballkanit të cilët nga viti në vit, shtohen në këtë pjesmarrje. Organizatori kryesor I këtij aktiviteti, mjeshtri Anton Shkoza është shumë I kënaqur me këtë pjesmarrje dhe këtë e shpreh edhe në prononcimin e tij për gazetën shkodrasport.com do të shprehej:

“Jam i kënaqur që ky turne me emrin e shenjtores “Nënë Tereza” tashmë po bëhet tradicional duke marrë një rëndësi edhe më të madhe nga viti në vit. Në edicionin e sivjetëm vihet re se ka një pjesmarrje të madhe madje kemi të pranishëm edhe dy kampionë të Europës me moshat e kjo tregon për vlerësimin që pjesmarrësit i bëjnë këtij turneu. Më vjen keq që sërish sportistët e ekipeve të tjera shqiptare nuk marrin pjesë ndonëse kanë patur urdhër nga zëvendësministri por dikush në Federatë mendon ende si ata bejlerët që mund të bëjnë çdo gjë me këtë institucion dhe prandja veprojnë kështu. Megjithatë e rëndësishme është që aktiviteti po zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme”- ka thënë ai.Sa I takon ndeshjeve të zhvilluara, xhudistët e Vllaznisë dhe të Vau Dejësit kanë bërë një paraqitje shumë të mirë përballë kundërshtarëve nga Kroacia, Bosnja, Mali I Zi dhe Kosova duke treguar se mund të maten si të barabartë me ta, madje edhe të triumfojnë ndaj tyre.

Gjergj KOLA