Alberto Zakeroni është një nga zërat kundër rikthimit të Zlatan Ibrahimoviçit te Milani. Në analizën e tij, ish-trajneri kuqezi ka nënvijëzuar:

“Ibrahimoviç ka fituar kudo që ka shkuar dhe dëshirën për ta pasur në skuadër e kanë të gjithë, por duke pasur Milani dikë si Higuaini, situata nuk është nga më komodet për suedezin.

Ardhja e Ibrës varet nga ekuilibrat që Gatuzo kërkon t’i japë skuadrës, por personalisht jam pro afrimit të ndonjë lojtari me prespektivë. Kuqezinjtë kanë nevojë të rinovohen dhe nuk e shoh të arsyeshme rikthimin e një ‘kali’ të vjetër”.

Problemi i Zakeronit është operacioni në vetvete më shumë sesa cilësitë e suedezit. “Ibra është lojtar i madh, por e përqendron lojën mbi vete.

Milani duhet të zgjidhë edhe problemin e dëmtimeve, pasi kur ka shumë të dëmtuar ka edhe shumë tension. Klubi duhet të bëjë verifikime”, tha Zakeroni.