Pas pak minutash do të nisë në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshja Vllaznia- Skënderbeu dhe dy trajnerët, Gjoka e Daja kanë zbardhur edhe formacionet me të cilët do të dalin në fushë ekipet e tyre.

Kështu, tek Vllaznia nuk ka tashmë më dyshime për 11-shen. Në portë do të jetë Sherri, në mbrojtje Pjeshka, Malota, Berisha e Mersini.

Në mesfushë ndërkohë dyshja e qendrës do të jetë e përbërë nga Tafili e Krymi ndërsa në dy krahët do të luajnë Çinari e Kalaja. Kapiteni Lika këtë herë do të zërë vendin e Vucajt si mesfushor i avancuar, në mbështetje të sulmuesit Sukaj.

Në krahun tjetër, Skënderbeu do ta nisë lojën me Shehin në portë ndërsa në mbrojtje do të luajnë Vangjeli, Radas, Jashanica e Mici. Në mesfushë do jenë Osmani, Lilaj, Nimaga, ndërsa për manovrën sulmuese janë planifikuar Gavazaj, Xhejms dhe Soue.