HomeKRYESOREZbulohen votat e Besnik Dizdarit për ‘Topin e Artë’, kjo është befasia...

Zbulohen votat e Besnik Dizdarit për ‘Topin e Artë’, kjo është befasia e madhe!

Në ceremoninë “Theatre du Chatelet” të Parisit, Lionel Messi fitoi për herë të 6-të gjatë karrierës së tij “Topin e Artë”.

Juria e përbërë nga 176 gazetarë botërorë votoi fituesin e “Topit të Artë” përmes sistemit të renditjes së pesë futbollistëve, të cilët vlerësohen me respektivisht 6,4,3,2 dhe 1 pikë.

Vota shqiptare, e hedhur nga gazetari Besnik Dizdari (për të 33-in vit radhazi), i cili është njëkohësisht edhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë i shkoi Cristiano Ronaldos, i cili u rendit në vend të tretë në klasifikimin përfundimtar. Në vend të dytë, ai zgjodhi mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Pa dyshim që Lionel Messi është befasia e madhe i cili mori vetëm 3 pikë nga Shqipëria.

Në vend të katërt dhe të pestë, gazetari shqiptar përzgjodhi dy lojtarë të tjerë të kampionëve të Europës, Alison Beker dhe Mohamed Salah.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments