Xhevdet Zekaj, analist sportiv, deklaroi në emisionin “SportZone” në MCN TV, se ka besim te trajneri i ri i Kombëtares, duke thënë se Silvinjo është një nga ish-futbollistët me nivel më të lartë brazilian që ka ardhur në Shqipëri.

Referuar kritikave, Zeka tha se ata që flasin dhe baltosin Silvinjon, le të vendosin njëherë veten e tyre sikur të ishin trajnerë të Kombëtares.

Njerëzit janë më praktikë. Të presim dhe të shikojmë. Unë besoj te Silvinjo. Ka qenë shumë korrekt me orarin deri tani. Po punon me të gjithë. Përveç përvojës, është një hap përpara të tjerëve. Na kërkohet bashkëpunim, asgjë nuk arrihet nëse nuk ka bashkëpunim.

Fati do jetë pjesë e kësaj ecurie, edhe për kombëtaren. Siç na ndihmoi në 2016, do na ndihmojë edhe tani. Broja është i pazëvendësueshëm, por Shqipëria ka asete të tjera, që mund të bëjnë mirë deri sa të kthehet ai. Shqiptarët të presin dhe më pas të shikojnë punën, në bazë të asaj që do jetë.

Të gjykojmë, por me kritika reale. Para se ta ngulësh thikën te tjetri, ktheje njëherë nga vetja tënde. Le të mendojnë ata sikur të ishin trajnerët e kombëtares, se kanë filluar të baltosin këtë gjë. Prisni njëherë të shikojmë çfarë do ndodhë. Është brazilian, ndoshta nga futbollistët me nivel më të lartë që ka ardhur këtu.