Gazetari Xhevdet Zekaj, foli në emisionin “SportZone” në MCN TV, për arritjen e Zelimkhan Abakarov, i cili në muajin shtator u shpall kampion bote në mundje, me flamurin shqiptar.

Zekaj tha se kryeministri Edi Rama, nuk e gjeti dot kohën për ta takuar Abakarov, por shtoi se ai e gjeti kohën për të takuar Florian Markun, për të cilin u shpreh se është kampion i rrugëve të Londrës.

Mbështetja ka qenë nga Fidel Ylli. Abakarovit i ka ardhur familja në Shqipëri. Vetëm Bashkia i është përgjigjur për disa gjëra.

Kryeministri nuk ka gjetur kohë ta takojë, ndonëse është kampion bote. Harxhuan kohë me një kampion të rrugëve të Londrës siç është Florian Marku, që nuk është kampion në asgjë. Ky është skandali më i madh. Fiton në kampionat lagjeje, si në kampionatin e kuçit.