Berat Gjimshiti mund të vazhdojë të mendojë i qetë për fushën e lojës, pasi me paraqitjet që ka dhuruar në ato pak ndeshje sa ka luajtur me Atalantën, ka bindur klubin që t’i besojë për të paktën edhe një tjetër sezon.
Kontrata e mbrojtësit shqiptar përfundonte në mbyllje të këtij edicioni, por me sa duket palët kanë arritur akordin dhe sipas medieve italiane, ai ka rinovuar me Atalantën.
Dy ditë më parë ishte menaxheri i tij, Alesio Çekareli, ai që deklaroi se ishte një lojtar që vështirë se do të largohej nga Atalanta. “Ai është në bllokun e shënimeve të klubeve të ndryshme.
Por të shohim se do të jetë e vështirë ta marrin nga Bergamo. Për Atalantën bëhet fjalë për një element thelbësor”, deklaroi ai për “Gazzetta Dello Sport”.
Në fakt, gjithçka është konkretizuar sot pasi mediat italiane, të cilat kanë bërë të ditur se Gjimshiti ka zgjatur edhe një vit marrëveshjen e tij me Atalantën. Kjo është një garanci më shumë për futbollistin që të vazhdojë të tregojë vlerat e tij dhe të sigurojë më pas një kontratë afatgjatë me klubin italian./vipsport/