Drejtori teknik i shoqates “Djelmnia shkodrane”, njekohesisht edhe trajner i kombetares U19 te femrave te Shqiperise, Kreshnik Krepi, para disa ditesh, duke folur per futbollin e moshave ne Shkoder, ngriti shqetesimin e aktivizimit te lojtareve mbi moshen e lejuar ne ndeshje te ndryshme.

Si rrjedhoje, ai propozonte qe ketyre trajnereve, Federata t’u hiqte liçensen per nje periudhe nje apo me shume vjeçare. Rreth kesaj çeshtje, eshte prononcuar per “Shkodra Sport” edhe Shefi i Zyres Rajonale te FSHF-se ne Shkoder Hysen Zmijani.

“E degjoj shpesh kete gje nga trajneret apo drejtuesit se ky apo ai trajner, kane aktivizuar lojtare me te medhenj ne moshe dhe kuptohet qe kjo nuk eshte aspak normale, gjithmone nese ndodh.

Por kur u them atyre qe te vene pikat mbi “i” per t’i thene emrin e trajnerit qe i ben keto gjera e per t’i ballafaquar, te gjithe shmangen. Nese duam ta luftojme nje fenomen negativ, duhet ta bejme te gjithe sebashku se eshte ne te miren e futbollit.

Dhe te mos mbesim ne kuadrin e fjaleve qe thuhen rendom. Hajde t’i gjejme kush jane trajneret qe aktivizojne lojtare me datelindje te fallsifikuar apo fusin lojtar tjeter per tjeter, thjesht per te marre nje rezultat.

Une jam i gatshem e po ashtu edhe arbitrat dhe gjithe te tjeret. T’i çojme ne Komisionin e Disiplines dhe organet e tjera dhe nese eshte e nevojshme, t’u heqim edhe liçensat”- ka thene Zmijani./SHKODRA-SPORT.COM/