Vllaznia merr nje lajm te mire. Pas ne muaji e gjysem larg fushes se blerte, mbrojtesi i saj Darko Bulatoviç eshte shume prane rikthimit ne fushen e stervitjes.

Lajmi e ka konfirmuar per “Shkodra Sport” vete lojtari permes nje interviste te dhene diten e sotme, ku ka folur per gjendjen e tij, por edhe per ecurine e skuadres dhe natyrisht edhe per ndeshjen e rradhes me Dinamon. Per me shume, lexoni intervisten e tij dhene per gazeten tone:


– Darko, cila eshte gjendja juaj shendetesore aktualisht?

Tani jam mire. Unë do të bëj një ekzaminim në fillim të javës dhe shpresoj se gjithçka do të jetë mirë. Mezi pres të kthehem në fushë.

– Demtimi juaj zgjati shume dhe ndodhi ne fillim te sezonit. Si e perjetuar kete gje?

Zgjati sepse kam patur nje thyerje te nje kocke dhe kuptohet qe rikuperimi do te zgjaste. Ai demtimi ndodhi ne nje ndeshje miqesore para fillimit te kampionatit dhe kuptohet qe me merziti, por i ka futbolli keto.

– Keni nje ide se kur mund te riktheheni ne fushen e stervitjes?

Siç e thashe edhe me lart, unë do të bëj një kontroll në fillim të javës tjetër dhe shpresoj të marr dritën jeshile për të filluar stërvitjen.

– Per ndeshje kur mund te jesh gati per te luajtur?

Une shpresoj sa me shpejt te jete e mundur.

– Megjithate kur te riktheheni, nuk do ta keni te lehte te luani sepse se pari duhet te fitoni konkurrencen per nje vend titullari…

Une nuk kam frike nga kjo. Eshte gje e mire kur ka konkurrence ne ekip.

– Si e keni pare nga jashte Vllaznine e kater javeve te para. Ju ka pelqyer?

Ne kemi një ekip të mirë. Kemi luajtur kundër kundërshtarëve të fortë ne keto javet e para dhe prandaj them se pergjithesisht jam i kënaqur me ecurine qe ka patur skuadra.

– Se fundi, besoni tek fitorja te henen ndaj Dinamos?

Besoj se do ia dalim ta fitojme dhe une do te jem prane skuadres per t’i dhene mbeshtetjen time te plote./SHKODRA-SPORT.COM/