Kategoria Superiore do të zhvillojë javën e 29 në dy ditë, të diel dhe të hënë. Sfida mes Skënderbeut dhe Laçit ishte projektuar për t’u zhvilluar në Korçë të hënën në orën 17:00, ndërsa është shtyrë me një orë.

Ende nuk dihen arsyet që shtynë FSHF-në të bëjë këtë spostim, ndërsa një gjë e tillë konfirmohet edhe në sajtin e FSHF-së.

Ndeshja e Korçës pritet me mjaft interes, edhe për vetë pozitat e ekipeve dhe objektivat e tyre.

Skënderbeu I dënuar për të marrë pjesë në ndeshjet europiane po zhvillon një sezon mbresëlënës, ndërsa Laçi kërkon një biletë për të treguar veten në Europë. Ndeshja do të luhet të hënën e 15 qershorit në orën 18:00./newsport/