Lajmi se Elvin Beqiri ishte ne bisedime me drejtuesit e Terbunit, u pasua pasditen e sotme me konfirmimin e klubit pukjan per emerimin e ketij trajneri ne pankinen e tyre.

Ish- futbollisti i njohur i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare kesisoj nga sot ka marre timonin e kesaj skuadre e cila pritet te kete synime ambicioze ne sezonin e ri.

Ja njoftimi i klubit Terbuni:

ZYRTARE:

Klub Futboll TËRBUNI PUKË dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët Pukjanë dhe opinioni sportiv të vëndit se kemi arritur marrveshje me trajnerin Elvin Beqiri!

Të gjithë tifozët Pukjanë dhe #UltrasSHQIPONJATEVERIUTPUKË i urojmë mirë se ardhjen në ekipin tonë ku shpresojmë që me eksperiencen, vullnetin dhe dëshiren tënde të arrijmë suksese!

Ish trajner i kombëtares tonë U-17 gjithashtu dhe me një eksperiencë të madhe si lojtar gjithashtu i kombëtares tonë #kuqezi me 47 ndeshje të zhvilluara dhe me ekipe jashtë vendit tonë!