Futbollistja me e mire e Shqiperise Megi Doci, nga sot eshte zyrtarisht pjese e skuadres se njohur turke, Gallatasarai. Gazeta ‘Shkodra Sport’ meson se mes dy klubeve, Vllaznise dhe atij turk, eshte arritur marreveshja per transferimin e kesaj futbollisteje.
Ne fakt, skuadra e njohur turke ka kembengulur qe ne vere per marrjen e Docit, Por akordi ne ate periudhe nuk u arrit. Megjithate, ajo ka vazhduar te insistoje per marrjen e Docit dhe me ne fund ia ka dale, pasi Vllaznia ka vendosur qe te mos e pengoje futbollisten e saj ne kete pervoje te pare jashte vendit.
Gazeta po ashtu meson se Doci fillimisht do te jete pjese e Gallatasarait deri ne fund te sezonit, por marreveshja mund te zgjatet edhe per nje sezon tjeter.
Kujtojme qe Doci prej 11 sezonesh eshte pjese e Vllaznise, ku ka arritur te shenoje 700 gola dhe ta ndihmoje Vllaznine ne fitoren e 10 titujve Kampione dhe 10 Kupave te Shqiperise. Prej disa sezonesh, ajo eshte shpallur edhe fituese e ‘Topit te arte’ si lojtarja me e mire e Shqiperise, por nga sot tashme do te nise nje pervoje te re ne futbollin turk, ku do te synoje te tregoje edhe atje vlerat e saj me te mira. /SHKODRASPORT.COM/