...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZyrtare/ Portieri 41 vjeçar largohet nga skuadra e Superligës

Zyrtare/ Portieri 41 vjeçar largohet nga skuadra e Superligës

Isli Hidi mbyll aventurën e tij një vjeçare në Shijak me Erzenin. Gardiani 41-vjeçar luajti një rol deciziv sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë duke ndihmuar ekipin shijakas që siguroi rikthimin në elitë pas 19 vitesh.

Ish-portieri i Tiranës, Teutës, Bylisit dhe Kastriotit në Shqipëri ndihmoi skuadrën në kuadrat, por edhe i dhuroi shijakasve tre gola nga pika e bardhë e penalltisë (kundër Shkumbinit, Turbinës dhe Pogradecit).

Mbrëmjen e kaluar Erzeni zyrtarizoi afrimin e ish portierit të Kukësit, Dashamir Xhika, i cili pritet tashmë të jetë portieri i parë i shijakasve në Abissnet Superiore.

Me faktin qe nuk do te jete me pjese e Erzenit, nisur edhe nga mosha e tij, me shume mundesi Hidi do ta mbylle karrieren e tij sportive, por nuk perjashtohet mundesia qe edhe te veproje ndryshe dhe te tentoje nje kontrate te re me ndonje ekip tjeter.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.