Ylli i Celtic, Rocco Vata, djali i ish-futbollistit shkodran, Rudi Vata, ka impresionuar specialistët e futbollit të Skocisë së fundmi me një sezon pozitiv të zhvilluar nga ana e tij.

Në fakt, Rocco po vazhdon të stërvitet me shumë sukses në rradhët e Celtic B, por herë pas here edhe me ekipin e parë të Gllazgou. Madje duhet thënë se ai ka 4 javë që është në fazë përgatitore me ekipin e parë, duke treguar me se miri edhe per vleresimin qe stafi i tij i ka bere.

Edhe pse në moshë të re, vetëm 17-vjeç, Rocco, ka filluar të bëhet shumë shpejt një figurë shumë e njohur dhe e dashur e Gllazgout, qytetin ku ai jeton së bashku me prindërit e tij të famijes Vata.

Ndërkohë së fundmi, specialistë të futbollit dhe ish-futbollistë të Celtic, të cilët ndjekin me shumë interes proçesin stërvitor, kanë dhënë disa komente të tyre në mediat skoceze, në lidhje me paraqitjet e Roccos. Ata kanë arritur të konstatojnë një rritje në të gjithë parametrat sportiv, si fizik, ashtu edhe tekniko-taktik.

Kështu, sipas mesfushorit anësor të Celtic, James Forrest, Rocco Vata, pritet të shkojë shumë më lart se i ati, Rudi. Ai tha se Rocco është në një formë të mirë, ndërsa shtoi se mund të ketë ndikuar edhe stërvitja me futbollistët e ekipit të parë.

“Rocco duket në një formë shumë të mirë. Ai është përshtatur me stërvitjen tonë që nga fillimi i fazës përgatitore. Rocco sapo ka mbushur 17-vjeç, por unë mendoj se fizikisht, ai duket gati. Ai është në formë të mirë dhe është një futbollist i shpejtë.

Padyshim që, nuk dëshiron të bësh shumë presion mbi të, por unë mendoj se ai është i sigurt në atë që bën. Ndoshta ka përfituar që ai stërvitet me ne që në fillim me futbollistët e ekipit të parë”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori anësor i Celtic, James Forrest.
Maringlen ZHIVANI