Çdo gjë është zyrtarizuar për sa i përket kanalit që do transmetojë sfidën mes Vllaznisë dhe Craiovas. Kanali romun i Digi Sport 1 ka publikuar noftimin zyrtar për të drejtën e transmetimit të kësaj sfide, por akoma nuk ka asgjë zyrtare nga kanalet shqiptare.

Interesi i shumë sportdashësve shkodran që jetojnë jashtë vendi vazhdon të jetë i lartë, pasi që e drejta për transmetimin e ndeshjes nuk është dhënë për asnjë nga mediat televizive të vendit tonë.

Sipas shumë raportimesh, oferta që i është afruar klubit ka qenë e papërfillshme sa dhe ‘’ofenduese’’ për vetë emrin që mbart Vllaznia. Ditët në vazhdim mund të ketë zhvillime për sa i takon kësaj çështje.

Mbase mbremjen e sotme do te kete levizje edhe sa i takon kanaleve shqiptare qe do ta transmetojne kete ndeshje, megjithate deri tani te gjithe jane ne pritje.

https://www.instagram.com/digisport.ro/?utm_source=ig_embed&ig_rid=20c5312a-7610-43b8-924a-b5e900a0a4be