Isli Hidi mbyll aventurën e tij një vjeçare në Shijak me Erzenin. Gardiani 41-vjeçar luajti një rol deciziv sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë duke ndihmuar ekipin shijakas që siguroi rikthimin në elitë pas 19 vitesh.

Ish-portieri i Tiranës, Teutës, Bylisit dhe Kastriotit në Shqipëri ndihmoi skuadrën në kuadrat, por edhe i dhuroi shijakasve tre gola nga pika e bardhë e penalltisë (kundër Shkumbinit, Turbinës dhe Pogradecit).

Mbrëmjen e kaluar Erzeni zyrtarizoi afrimin e ish portierit të Kukësit, Dashamir Xhika, i cili pritet tashmë të jetë portieri i parë i shijakasve në Abissnet Superiore.

Me faktin qe nuk do te jete me pjese e Erzenit, nisur edhe nga mosha e tij, me shume mundesi Hidi do ta mbylle karrieren e tij sportive, por nuk perjashtohet mundesia qe edhe te veproje ndryshe dhe te tentoje nje kontrate te re me ndonje ekip tjeter.