HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZyrtare, Regi Lushkja bashkohet me Tiranën

Zyrtare, Regi Lushkja bashkohet me Tiranën

Tirana kryen nje transferte te rendesishme dhe ben te sajin nje tjeter lojtar cilesor. Regi Lushkja është zyrtarisht pjesë e klubit të Tiranës!

Afrimi i mesfushorit të “bardheblutë” është bërë publik nga kryeqytetasit përmes një videoje në rrjetet sociale. “Regi është një nga ne. Mirëseerdhe Regi Lushkja!”-shkruhet krahas videos të publikuar nga Tirana.

Lushkja rikthehet në elitën e futbollit shqiptar pas më pak se një viti, pas në shkurt të 2022-shit mesfushori u transferua nga Laçi te Sheriff Tiraspol.Eksperienca e 26-vjeçarit në Moldavi nuk rezultoi shumë produktive, pasi për shkak të dëmtimeve luajti shumë pak dhe tashmë rikthehet sërish në Shqipëri.

Ne fakt ate e tentoi edhe Partizani por ne fund kane qene kampionet ne fuqi te vendit qe e kane bere te vetin, me zyrtazimin pak minuta me pare si futbollisti me i ri i tyre.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments