Çabi Alonso është zyrtarisht trajneri më i ri i Bajer Leverkusenit, me klubin gjerman që ka konfirmuar çdo gjë në rrjetet sociale.

Një minutë para se të zyrtarizonte Alonson, Leverkusen zyrtarizoi shkarkimin e Geri Soane, i cili ishte në fund të aventurës së tij me “Aspirinat” pas rezultateve zhgënjyese.

Kështu ish-futbollisti i Realit do të fillojë menjëherë nga puna për të ndihmuar skuadrën që të bëjë një kthesë në Bundesligë, aty ku më parë luante si futbollist i Bajernit dhe gjithashtu të arrijë të kualifikohet në grupet e Ligës së Kampionëve.