Ze Maria është një emër i njohur edhe për tifozët e Superiores, teksa ky teknik ka marrë drejtimin e Tiranës disa vite më parë.

Ndërkohë një detyrë e re ka mbërritur për këtë trajner, me disa shkallë ulje.

Këtë herë Ze Maria është prezantuar në stafin teknik të Parmës.

Ai do të jetë pjesë si ndihmës trajner për të dhënë kontributin e tij në ekipet e moshave të Parmës, për të rritur brezin e ri.