Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj nuk po arrin të gjejë stabilitet në karrierën e tij. Pas largimit nga Vllaznia, Hebaj provoi një aventurë në Slloveni por nuk arriti të kishte sukses dhe më pas u transferua te Partizani.

Aventura me të kuqtë nuk shkoi keq megjithatë në fund të sezonit u largua në drejtim të Ukrainës duke firmosur me Vorskla Poltavën.

Aventura e tij në Ukrainë nuk ka shkuar mirë dhe ende pa u mbyllur viti, ai largohet duke e lënë skuadrën në vendin e 11 dhe në grupin e skuadrave që do të luftojnë për një vend në qëndrimin në Ligën e Parë ukrainase. Diçka të tillë e konfirmuar vetë Hebaj në profilin e tij në rrjetet sociale.

Me skuadrën e Vorsklës, ai luajti vetëm në 5 ndeshje nga të cilat një si titullar duke mos lënë gjurmë. “Aventura ime me Vorskla Poltava përfundon sot. Dua të falënderoj klubin dhe shokët e skuadrës e të gjithë tifozët bardh e jeshil.

Ishte kënaqësi të isha pjesë e Vorsklës. Paçi fat në të ardhmen. Tani shoh për një aventurë të re në karrierën time”, shkruan sulmuesi shkodran. /VipSport/