Vllaznia rikthehet tek fitorja dhe mund nje nga rivalet e saj direkte, ekipin e Goga Basket ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kuqeblute ne fund te takimit kane fiksuar shifrat

Vetem perioda e pare e ndeshjes ka patur rivalitet dhe ajo eshte mbyllur ne shifrat 17-17 sepse me pas eshte Vllaznia qe dominon ne fushen e lojes.

Si rrjedhoje, dy ekipet shkojne ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 10 pikesh ne favorin e saj, pikerisht ne shifrat 41-31. Kjo epersi do te vinte duke u thelluar dhe perioda e trete do te mbyllej me rezultatin 70-53 gjithnje ne favor te ekipit shkodran.

Ne perioden e katert, kuqeblute thjesht jane munduar te ruajne kete epersi por diferenca erdhi duke u ngushtuar nga 17 pike qe ishte ne fillimin e saj deri ne tete pike, pikerisht atehere kur miqte arriten ta çojne rezultatin ne 74-66.

Por vetem kaq. Vllaznia reagon dhe e thellon menjehere rezultatin ne 80-66 dhe po ashtu diferenca shkon edhe me shume duke u thelluar duke kaluar ne 88-70, me pas 91-70 dhe mbyllet 91-73.