Merkato është vetëm në fillimet e saj në këto momente. Por lëvizjet e futbollistëve janë të shumta dhe të ndryshme. Një lojtar që ka ndërruar ekip së fundmi është Belajdi Pusi. Sulmuesi shkodran ka lënë ekipin e Turan pas 1.5 sezonesh. Duke i dhënë kështu fund aventurës së tij me këtë skuadër.

Por sulmuesi nuk largohet nga kampionati azer dhe nga Superliga e këtij vendi. Kjo pasi ish-sulmuesi i Vllaznisë në sezonin e ri do jetë pjesë e skuadrës së Shamakhi.

Ekipi që u ngjit nga Liga e dytë në sezonin e shkuar dhe në edicionin 2024-25 do jetë pjesë e Superligës në Azebajxhan. Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Alsid Tafili.

Ish-mesfushori i Vllaznisë që është menaxheri i Pusit tashmë. I cili ka ndihmuar në këtë transferim të 25-vjeçarit në rradhët e ekipit vjollcë. Pusi e mbylli sezonin e shkuar në Azerbajxhan me 5 gola të shënuar me fanellën e Turan. E ndërsa në sezonin e ri patjetër do kërkojë të përmirësojë ecurinë e tij në kampionatin azer.
Endri ÇINARI