Humbja e rende diten e djeshme 1-5 ndaj Eintraht Frankfurt i ka kushtuar rende trajnerit te skuadres bavareze. Bayern Munchen ka vendosur te shkarkoje trajnerin Niko Kovac. Tashmë është bërë zyrtare nga klubi në faqen e tyre.
Humbja e thellë ndaj Frankfurit ka bërë që drejtuesit e klubit gjerman të marrin vendimin drastik për të larguar trajneri kroat.
Pak minuta më parë Bayern Munchen e bëri dhe zyrtare largimin e Kovac nga skuadra dhe tashmë ngelet për t’u parë se cili do të jetë pasuesi I tij.
Ne fakt kishte kohe qe flitej per nje shkarkim te ketij trajneri megjithate humbja e mbremshme ka qene vendimtarja ne kete mes, qe ka çuar edhe ne largimin perfundimtar te Kovaç.