Rekord! Shkodra Sport, 400 mijë klikime në vetëm 10 muaj!

Gazeta online www.shkodrasport.com vazhdon të thyejë rekord pas rekordi. Në vetëm 10 muaj ekzistencë në hapësirën online, ajo ka rregjistruar plot 400 mijë klikime. Shifra në fjalë është arritur dy ditë më parë. Në fakt, edhe ne vetë nuk e kishim besuar se do kishim këtë sukses. Gazeta Shkodra Sport u bë faktor në sportin shkodran dhe jo vetëm. Klimimet e shumta, interesi gjithnjë e në rritje, tregojnë se jemi në rrugën e duhur. Me një mesatare prej 40 mijë klikimesh në muaj, besoj se  kemi bërë diçka të mirë. Për të njoftuar sportdashësit shkodranë dhe më gjerë mbi atë çfarë ndodh çdo ditë në sportin shkodran e më gjerë. Kemi bërë mirë në drejtim të evidentimin të sportistëve shkodranë në mbarë botën. Mjafton të themi vetëm një fakt. Ditët e fundit kemi publikuar një shkrim për notaren Noel Borshi. Ajo do përfaqësojë Shqipërinë në LOjërat Olimpike të Londrës por pakkush e ka ditur se ajo ishte nga Shkodra.

“Shkodra Sport”, 300 mijë klikime për 8 muaj. E jashtëzakonshme!

Mbi 300 mijë klikime në më pak se 8 muaj. Kjo është faqja online www.shkodrasport.com. Në mos një rekord, për ne është një shifër marramendëse për faktin se arrihet në kaq pak kohë. Kur u hodh ideja në fillim për ta rikthyer faqen www.shkodrasport.com isha ndër të parët që mora lajmin e gëzueshëm. Patjetër që e përqafova më dëshirë këtë ide. Vetëm se kisha disa dyshime që i hodha në diskutim. A do jemi të suksesshëm? A do kthehemi në faktor ndikues ? Sa do lexohemi nga publiku? A do plotësohen pritshmëritë e lexuesve ? Si do jetë raporti i kritikave pozitive me ato negative? A do jetë një faqe voluminoze dhe a do arrijmë ta përballojmë siç duhet ngarkesën? Këtyre pyetjeve e të gjitha dyshimeve të tjera gjithë stafit të www.shkodrasport.com më mirë se askush i keni dhënë përgjigje ju. Pa u bërë 8 muaj ju keni çuar në mbi 300 mijë klikimet në këtë faqe çka fakton thjeshtë dhe qartë për suksesin e arritur.

Rekord: 200 mijë klikime në 6 muaj për SHKODRA SPORT!

Në fund të janarit shkuam 100 mijë klikime në 4 muaj. Sigurisht që ishim të kënaqur. Megjithatë parashikonimi një "fluks" të madh klikimesh dhe patëm të drejtë. Vetëm në muajt shkurt dhe mars (deri më datë 2 prill), pra për 2 muaj, patëm edhe 100 mijë klikime të tjerë në faqen tonë të gazetës online www.shkodrasport.com. Që do të thotë se miqtë tanë, ata që duan të informohen për çfarë ndodh në sportin shkodran dhe atë verior, mjafton të klikojnë tek gazeta jonë dhe kanë se çfarë të mësojnë. Histori, aktualitet, lajme, personazhe, foto nga më të veçantat dhe gjithçka tjetër që duhet për një gazetari të mirëfilltë. Ne sigurisht që jemi shumë të kënaqur me këtë ecuri. Premtojmë edhe më shumë për të ardhmen. Por para se të shkojmë tek e ardhmja, do ndalemi pak tek 200 mijë klikimet aktuale të gazetës tonë online.

Vllaznia fiton një titull. Jo sot, por atë të vitit…1940

 

Shumë interesante megjithatë me shumë mundësi do jetë një realitet. Në fund të këtij viti ose më së shumti kur të zhvillohet Asambleja e rradhës e Federatës Shqiptare të Futbollit, klubi Vllaznia nuk do ketë më 9 tituj kampionë të fituar por 10. Bëhet fjalë për njohjen e tre kampionateve kombëtare që janë zhvilluar në vitet e luftës, pra më 1939, 1940 dhe 1942. Nga këto kampionate, ai i vitit 1940 është fituar nga Vllaznia dhe dy të tjerët nga Tirana. Kërkesa për njohjen e këtyre titujve kampione është bërë sot në emër të dy klubeve të mësipërme nga nënkryetari i Bashkisë Shkodër Ritvan Troshani. Sipas tij, është plotësisht legjitime, njohja e atyre kampionateve që kanë qenë mëse të rregullt për nga mënyra e zhvillimit. Ndërkohë Komiteti Ekzekutiv i Federatës, në Asamblenë e sotme vendosi krijimin e një komisioni për të shqyrtuar hapësirën ligjore dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me vlefshmërinë e tyre.

Sot 93 vjetori i “lindjes”. Gëzuar Vllazni!

93 vjet më parë, pikërisht më 16 shkurt 1919, 75 burra të mençur do të mblidheshin në Shkodër për të themeluar shoqninë "Vllaznija". Që prej asaj kohe, kanë kaluar shumë vite, shoqëruar me shumë ngjarje e histori sportive. Pikërisht...

Ja 75 themeluesit e Vllaznisë më 16 shkurt 1919

Tre vjet më parë, gazetari dhe historiani i mirënjohur i sportit Besnik Dizdari publikoi për herë të parë listën me 75 themeluesit e shoqnisë Vllaznia më 16 shkurt 1919. Sot meqë është përvjetori i 93-të i krijimit të këtij klubi, i pari në vendin tonë, besoj se do ishte me interes t'i risillnim para jush emrat e këtyre njerëzve, të gjithë zotërinjë të nderuar në fushat e tyre të cilët atë kohë morën guximin dhe krijuan "Vllazninë".

REKORD: 100 mijë klikime në 4 muaj për SHKODRA SPORT!

E kemi nisur shumë thjeshtë, pa shumë bujë, pa asnjë lloj fitimi, me qëllim e vetëm për të informuar saktë, qartë, pa ndikime për gjithçka që ka lidhje me sportin në Shkodër. Si një mënyrë funksionale për të informuar shpejt e në kohë reale menduam të risjellim tek ju gazetën online www.shkodrasport.com. Nga dita në ditë faqja u bë gjithnjë e më interesante për faktin e thjeshtë se shkodranët sportin e kanë në zemër e asnjëherë s'mund të qëndrojnë pa të. Kështu në pak kohë klikimet në shkodrasport.com u rritën ndjeshëm, çka për ne ishte një mesazh i qartë për punën tonë pa lodhje dhe informimin e saktë duke sjellë tek ju gjithçka mbi të rejat e sportit në Shkodër. E kështu që nga fundi i muajit shtator kur faqja jonë u rikthye në jetë, në këtë ditë që flasim me një përllogaritje të thjeshtë numri i klikimeve ka kapur numrin 100 mijë. Pra për katër muaj janë arritur 100 mijë klikime.

Juban Danja, i pari ekip i femrave në Shqipëri

Ekipi i futbollit per femra, “Juban-Danja” eshte krijuar me 6 shtator te vitit 2005 ne Juban te Shkodres, Komuna Guri i Zi. Ndonese futbolli i femrave akoma nuk kishte filluar te luhej ne Shqiperi, “Juban-Danja” eshte i pari ekip zyrtar ne futboll per femra.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR