Futbollisti 15 vjeçar me origjinë nga Shkodra Francesco Dibra prej pak ditësh është bërë pjesë e ekipit “Ternana Calcio” që do të luajë në Seria B të kësaj grupmoshe.

Drejtuesit e kësaj të fundit kishin kohë që e ndiqnin dhe pas disa ditësh stërvitje me të, ka bindur drejtuesit dhe si rrjedhojë ka ardhur edhe oferta për të firmosur kontratën.

Ky proces është kryer dhe firma është hedhur, çka do të thotë se tashmë kjo kontratë është firmosur dhe si rrjedhojë në sezonin e ri, Dibra do të jetë pjesë e ekipit “Ternana Calcio”.

Duke qenë pjesë e Ternanës, ai do të luajë në kampionatin kombëtar të Italisë për këtë grupmoshë teksa është në grupin C me ekipe si ato të Bolonjës, Empolit, Fioerentinës, Parmas, Peruxhias, Pisa, Ascoli, SPAL dhe Sassuolos.

Dibra do të fillojë stërvitjen me datë 18 gusht me këtë ekip dhe ekipi i tij i ri ka marrë përsipër gjithçka sa i takon akomodimit dhe qëndrimit në këtë qytet sepse e konsiderojnë një element me shumë vlerë.

Ndërkohë, në muajin qershor, Francesco Dibra ka qenë i thirrur nga stafi i kombëtares shqoptare në zborin që ka zhvilluar në Itali duke shënuar një gol dhe dhënë një asist në ndeshje që është aktivizuar./SHKODRA-SPORT.COM/