HomeKRYESORE19 vjeçari shkodran Andreas Ndoj një tjetër 90 minutësh si titullar me...

19 vjeçari shkodran Andreas Ndoj një tjetër 90 minutësh si titullar me Olimpiakos ndaj Freiburg

Andreas Ndoji është vetëm 19-vjeçar, por te Olimpiakosi po i besojnë së tepërmi. Mesfushori shkodran ishte titullar edhe në ndeshjen e djeshme të Europa League, teksa ekipi grek barazoi 1-1 në transfertë ndaj ekipit gjerman Freiburg.

Realisht, për t’u vlerësuar është fakti se, Ndoji ishte një nga më të mirët e takimit. Ndërkohë, pas ndeshjes së djeshme të Europa League, media greke “Gavros” ka shkruar: “A nuk është e bukur? Ndoji luan si titullar dhe ishte një prej më të mirëve të ndeshjes, por askujt nuk po i bën më përshtypje tashmë”, shkruhet në median greke.

Në fakt, për mesfushorin shkodran, kjo nuk është diçka e re, sepse prej disa kohësh është në stërvitje me ekipin e parë, madje ka qenë edhe pjesë e tij në ndeshjet europiane. Megjithatë, tashmë që edhe zyrtarisht, do të jetë pjesë e ekipit të parë për pjesën e mbetur të sezonit, do ta motivojë edhe më shumë Ndojin.

Poashtu, mediat greke i kanë bërë jehonë faktit që ai së fundmi, u grumbullua me Kombëtaren e Shqipërisë. Ndërkohë, tek Olimpiakos e vlerësojnë në maksimum dhe e shikojnë futbollistin shkodran, Andreas Ndoji, si një element i së ardhmes.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments