Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEFANTASTIKE/ Ish- deputeti i njohur britanik do realizojë film për suksesin e...

FANTASTIKE/ Ish- deputeti i njohur britanik do realizojë film për suksesin e Vllaznisë së femrave

Ne Agli shume shpejt nuk do te flitet vetem per “emigrante” shqiptare qe kalojne kufirin ne menyre te paligjshme apo te tjere qe merren me veprimtari jo te rregullta. Ne shtetin e njohur britanik do te flitet edhe per sportin e shqiptareve dhe pikerisht per Vllaznine e futbollit te femrave.

Arsyeja eshte pikerisht suksesi i saj i jashtezakonshem dhe kalimi ne fazen e grupeve te Champions League. Njekohesisht edhe perballjet me Çelsin e tyre, por edhe emra te tjere te medhenj te futbollit europian si Real Madrid dhe Paris Saint Germain.

Dhe nga e gjithe kjo, nje politikan i njohur britanik, John Grogan ka vendosur te beje nje film me metrazh te shkurter pikerisht per Vllaznine, historine dhe sukseset e saj te jashtezakonshme.

Lajmi konfirmohet per “Shkodra Sport” nga menaxheri i ekipit shkodran Oliver Matija i cili eshte shprehur: “Vemendja per Vllaznine dhe Shqiperine nga te huajt po shtohet gjithnje e me shume. Para dy ditesh na ka kontaktuar nje ish- deputet britanik i cili ka shprehur deshiren per te bere nje film me metrazh te shkurter per historine e ekipit tone dhe sukseset e tij”.

Siç mesojme, gjate vizites pas dy javesh ne Angli te ekipit shkodran, ish- deputeti i Partise Laburiste Brikanike deri ne vitin 2019 (tashme mban detyren e kryetarit te Dhomës së Tregtisë Mongolo-Britanike), do te takoje dhe intervistoje pjestaret e Vllaznise per te realizuar filmin qe ai deshiron.

Me siguri qe Grogan do ta trajtoje kete sukses si nje aftesi ndryshe e shqiptareve, per t’u treguar britanikeve sepse ata nuk jane protagoniste vetem per keq, por edhe per suksese te tilla, per me teper me nje ekip femrash i cili nme 26 tetor do te rivalizoje Çelsin brenda ne Londer./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments