HomeKRYESORE25 milionë euro për Elseid Hysajn, shkodrani mund të lëvizë në janar

25 milionë euro për Elseid Hysajn, shkodrani mund të lëvizë në janar

Elseid Hysaj mbetet në qendër të vëmendjes në Itali. Mbrojtësi shkodran ende nuk ka rinovuar me Napolin, edhe pse u tha se gjatë periudhës së pushimit të kampionatit do të ndodhte diçka e tillë. por shumë gjëra kanë ndodhur dhe menaxheri i mbrojtësit e ka shprehur se nëse Napoli po shikon për një zëvendësues të tij, as Hysajt nuk i mungojnë ofertat.

“Il Mattino” në Itali raporton se PSG e do mbrojtësin e kombëtares tonë për të zëvendësuar Dani Alvesh. Emri i Hysajt me francezët është lidhur edhe para merkatos së verës, madje raportohet se ishte mbyllur gjithçka. Tani thuhet se shkodrani mund të shitet për shumën e 25 milionë eruove.

Por duhet pare se si do te shkojne gjerat. Hysaj ka deshire te shkoje edhe tek Çelsi, aty ku e pret ish-trajneri i tij Sarri. Nese do te ishte per te zgjedhur, padyshim qe shkodrani do vraponte drejt Anglise.

Megjithate ne mes jane shume gjera, oferta e klubeve, deshira e lojtarit apo dhe vendimi qe do te marre Napoli. Me siguri qe ne janar Hysaj do te shkoje ne nje ekip tjeter, kjo duket pune e kryer.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments