Vllaznia ndodhet në Pogradec, disa ditë para Superiores që nis më 20 gusht. Shkodranët e zgjodhën vendin liqenor për kushte më të favorshme klimaterike, ndërsa janë programuar dhe 2 ndeshje miqësore.

Kuqeblutë do e luajnë testin e parë nesër kundër Dinamos nesër në orën 17:30. Stadiumi “Gjorgji Kyçcyku”, që tashmë është bërë i famshëm për ndeshjet e ekipeve në fazat përgatitore, do presë këtë takim.

E dyta brenda 1 jave do luhet përballë Skënderbeut, që mbetet akoma për t’u konfirmuar ora dhe data ekzakte.

Së bashku të treja skuadrat numërojnë 35 tituj kampion, Vllaznia 9, Dinamo 18 dhe Skënderbeu 8. Pavarësisht se korçarët me dinamovitët ndodhen në Kategorinë e Parë, këto sfida dhurojnë emocione për vetë emrin që mbajnë skuadrat./newsport/