Skënderbeu humbi në kampionat për të katërtën ndeshje radhazi. Me vetëm një pikë në pesë ndeshjet e fundit, tifozët e “Ujqërve” nuk e kanë kapërdirë këtë situatë, teksa kanë shpërthyer kundër klubit dhe trajnerit Migen Memelli.

Në kanalet zyrtare të komunikimit, “lumë” komentesh negative janë drejtuar kundër trajnerit Memelli dhe stafit të tij.

Me mbijetesën në rrezik, tifozët janë duke reaguar për ndryshim të situatës dhe në futboll i pari që e pëson është trajneri.

Ndeshja e së shtunës në 13:45 kundër Egnatias është cilësuar si direkte për mbijetesën, me dy skuadrat që kanë grumbulluar 16 pikë pas 20 ndeshjeve, duke ndarë vendin e tetë dhe nëntë në renditje./newsport/