Kombëtarja shqiptare U-17 ka nisur sot grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore që ka në program për muajin shtator. Trajneri Ervin Bulku ka thirrur 22 lojtarë për miqësoret me Kosovën dhe Kombëtaren shqiptare U-18, ndërsa grumbullimi do të zgjasë 6 ditë.

Ekipi kuqezi është akomoduar në hotel Dyrrah në Durrës, teksa seancat stërvitore do të zhvillohen në kompleksin Tropikal, po në Durrës. Gjashtë nga lojtarët e thirrur për këto ndeshje aktivizohen me klube të huaja, kurse të tjerët janë pjesë e klubeve të kampionatit shqiptar. Që të gjithë lojtarët e thirrur janë vënë në dispozicion të stafit teknik dhe kanë nisur përgatitjet.

Testi i parë i 17-vjeçarëve do të jetë ai i 22 shtatorit ndaj bashkëmoshatarëve të Kosovës në Prishtinë. Ndërsa më datë 24 shtator Kombëtarja U-17 do të masë forcat me Kombëtaren U-18. Takimi mes dy përfaqësuesve të moshave kuqezi do të luhet më datën 24 shtator 2021 në kompleksin “Internacional” në Pezë Helmes duke nisur nga ora 11:00.

Dy miqësoret do të jenë një mundësi e mirë për trajnerin Bulku që të krijojë grupin përfundimtar që do të ketë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian 2022, që luhen në muajt tetor-nëntor në Irlandën e Veriut. Kuqezinjtë janë shortuar në Grupin 12 së bashku me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut.

Më poshtë edhe lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar nga Kombëtarja U-17 për dy miqësoret e shtatorit. Ne kete liste bejne pjese edhe shkodrane, duke filluar nga portieri Tomas Kiri qe luan per Shkendine e Tiranes, mbrojtesi Klevis Haxhari qe vjen nga Amerika, mesfushori i Vllaznise Ersi Zaganjori si dhe nje futbollist qe vjen nga Greqia.

Behet fjale per mbrojtesin 16 vjeçar Elton Fikaj qe eshte pjese e Akademise se Panathinaikosit. Ai luan ne rolin e mbrojtesit dhe konsiderohet nje lojtar me shume te ardhme./SHKODRA-SPORT.COM/