Zé Roberto, ish-lojtari i Real Madrid, Bayernit të Mynihut dhe i kombëtares së Brazilit po mrekullon me formën e tij fizike. Edhe pse ka 45 vite më shpinë, trupi i i tij është si një vepër e skalitur me shumë kujdes.

“Unë nuk kam vese, nuk pi pije alkoolike, nuk pi duhan, ha shumë mirë dhe fle mirë. Kam familjen time, që është siguria ime më e madhe. Mendoj se këta janë faktorë të rëndësishëm që në moshën time të arrish të luash ende në nivel të lartë,” – deklaroi pak kohë më parë Ze

Zé Roberto, i cili lindi në 6 korrik 1974 dhe u tërhoq nga futbolli në 2017 teksa ishte pjesë e Palmeirasit, shkroi në llogaroinë e tij në Instagram se “ditën kur mendoni se keni arritur potencialin tuaj të plotë, mos e besoni, sepse mund të shkoni më tej. I vetmi person me të cilin duhet të konkurroni për të qenë më mirë jeni vetë ju, ai që ishit dje. Gjithmonë qëndroni të motivuar!”.

Në karrierën e tij të gjatë Zé Roberto mbrojti ngjyrat e Portuguesa, Real Madrid, Bayer Leverkusen, Bayern Munich, Santos, Hamburg, Al-Gharafa, Gremio dhe Palmeiras.