Lojtari nga Kopliku Enis Çokaj është një nga futbollistët e talentuar shqiptar që luan te Lokomotiva e Zagreb. Mesfushori sezonin e kaluar luajti në Superligë me Laçin si u huazuar e tani është kthyer në një titullar fiks te skuadra e tij. Në një lidhje me “Fan Zone”, Çokaj u shpreh se eksperienca në Shqipëri ia vlejtur shumë për të arritur formën që po kalon tani.

“Jemi duke u stërvitur e së bashku me Mersinaj stëritemi me korrektësi pasi na kanë dërguar edhe program nga klubi”.

Sezoni? “Kemi bërë shumë mirë deri më tani, por nuk është çudi pasi ne punojmë shumë dhe kemi një skuadër me shumë talente. Synojmë gjithashtu edhe vendin e dytë pasi është një pikë larg”.

Eksperienca në Superligë? “Të them të drejtën me ka vlejtur shumë pasi po mos të luaja 6 muaj te Laçi, nuk do të isha në këtë formë që jam tani. Mendoj se kampionati shqiptar mund të jetë edhe më i fortë se ky këtu. Jam fans i Real Madrid dhe shpresoj që një ditë të luaj aty”.

E ardhmja? “Për momentin jam këtu te Lokomotiva edhe pse ka pasur bisedime me klube të tjera. E para është njëherë të stërvitemi mirë e pastaj të presim ofertat e pse jo nga jashtë Kroacia”./newsport/