Partizani ka prezantuar përmes rrjeteve sociale Marçelino Prekën. Kontrata e firmosur me mbrojtësin e talentuar shkodran është 4-vjeçare me të drejtë rinovimi dhe 1 tjetër.
Shuma e përfolur për transferimin e 19-vjeçarit nga Bylis është 60 mijë euro dhe një pjesë e kartonit do i mbetet ballshiotëve. Preka është pjesë e Kombëtares U-21 dhe shihet me mjaft perspektivë për të ardhmen. Luan në qendrën e mbrojtjes, ku Partizani po kërkonte për zëvendësuesin e Belicës.
Postimi i Partizanit:
ZYRTARE
Marçelino Preka vishet i kuq
FK Partizani njofton arritjen e trasferimit të lojtarit Marçelino Preka. Mbrojtësi i talentuar 19 vjeçar bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës pozitive me ekipin e Bylis. Preka i cili është njëkohësisht kontigjent i ekipit tonë përfaqësues U-21 do të jetë pjesë e të kuqve për 4 sezonet e ardhshme me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.