Kombetarja e Shqiperise ka nisur diten e sotme pergatitjet per tre ndeshjet e qershorit, dy sfidat e Nations League ndaj Islandes ne transferte dhe Izraelit ne shtepi, si edhe miqesorja me Estonine, qe do te luhet ne “Air Albania”, me 13 qershor.
Trajneri Edoardo Reja dhe stafi i tij kane organizuar seancen e pare stervitore, qe u zhvillua ne kompleksin Tropikal ne Durres, ku moren pjese 28 futbolliste ne total.
Shtate prej tyre vijne nga Kombetarja U-21 dhe duke qene se grumbullimi do te jete i gjate, trajneri italian Reja ka kerkuar te kete me shume futbolliste ne dispozicion per çdo rast.
Keshtu, behet fjale edhe per kater futbolliste shkodrane si Sergio Kalaj, Kevin Haveri, Erdis Kraja dhe Mario Mitaj. Po ashtu, perveç tyre jane thirrur edhe Eljon Toçi, Adrian Bajrami dhe Armando Dobra.
Te shtate keta futbolliste do te jene ne dispozicion te Kombetares A, derisa te nise grumbullimin Kombetarja U-21.
Maringlen ZHIVANI