Ka luajtur serish 76 minuta si titullar per Mainz 05 ne sfiden ndaj Bajer Leverkusen dhe ndonese ekipi i tij eshte mundur me rezultatin 0-3, ai ka qene nder me te miret ne fushe per skuadren e tij. E kemi fjalen per sulmuesin shkodran Brajan Gruda.

Ai eshte perpjekur shume per te shenuar ne porten e mbrojtur nga Hradecky, i eshte ofruar golit por ndoshta ka qene edhe i pafat. Por per te gjitha perpjekjet e tij ai eshte vleresuar nga SofaScore me noten 6.9. Nga ekipi i tij vetem sulmuesi tjeter Onisiwo eshte vleresuar me note me te larte, 7.1

Gruda ka patur kundershtar ne kete ndeshje Granit Xhaken qe eshte vleresuar me noten 7.0. 19 vjeçari shkodran ne çdo ndeshje po shfaq vlerat e tij dhe jo me kot ka fituar nje vend titullari ne formacion. Ne ndeshjen e sotme ndaj Bajer Leverkusen qe kryeson Bundesligen, ka bere nje gjuajtje ne porte, ka bere 7 driblime, 45 prekje te suksesshme te topit dhe 3 krose ne zonen kundershtare.

E sotmja ka qene ndeshja e tij e peste kete sezon me fanellen e Mainz 05. Jo keq per nje 19 vjeçar te cilin me siguri qe do ta shohim duke luajtur ne nivele edhe me te larta ne te ardhmen.
Gjergj KOLA